Ndërlidhjet

KABUL


Forcat speciale të Shteteve të Bashkuara kanë kapur 12 kryengritës derisa aviacioni bombardon pozicionet e luftëtarëve të armatosur në një rajon malor në Afganistanin qendror.
Ushtria amerikane tha se të paktën 25 ekstremistë të dyshuar me granata hedhës dhe pushkë automatike në dorë ishin parë duke zënë pozicione ofenzive në luginën e Bagramit në provincën qendrore Uruzgan.
Ndërkohë autoritetet lokale të provincës Helmland sot raportuan se të paktën 17 civilë janë vrarë gjatë një aksioni bombardimesh nga avionët, por nuk është e qartë se për cilin aksion bëhet fjalë.
XS
SM
MD
LG