Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se Iraku do të çarmatoset nga çfarëdo armësh për zhdukje në masë me apo pa autorizim nga Këshilli i Sigurimit.
"Kombet e Bashkuara kanë luajtur rol të vlefshëm, por ato nuk duhet të shihen gjithmonë sikur nuk mundet të bëhet asgjë përderisa Kombet e Bashkuara të thonë se mundë ta bëni. Ne kemi shumë përvoja, Kosova ishte shembull më i përsosur ku ne vepruam në mungesë të lejes nga Kombet e Bashkuara. Por në të njejtën kohë mendoj se kemi një obligim si vendi më i fuqishëm në botë që të përpiqemi të mbrojmë qëndrimin tonë para atij organi", ka thënë Powell.
Sekretari amerikan i shtetit ka thënë se do t,i pyes shefat e diplomacisë të Francës dhe Gjermanisë nga fundi i javës që t,i thonë se sa kohë duan ata që t,u jepet inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin në Irak.
Powell ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me një numër vendesh lidhur me mundësinë që Saddam Husseinit t,i jepej azil.
"Njëra rrugë për të shmangur shumë vuajtje është largimi i regjimit", ka deklaruar sekertari amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG