Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair ka thënë se Këshilli i Sigurimit akoma mund të miratojë një rezolutë të dytë për Irakun për të autorizuar përdorimin e forcës, duke përsëritur se kriza rreth Irakut duhet të zgjidhet nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.
Por Blair është tërhequr nga pozicioni i Shteteve të Bashkuara se aksioni ndaj Irakut nevojitet menjëherë, duke thënë se inspektorëve të armatimit në Irak duhet t'u jepet aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të kompletuar misionin e tyre.
"Nëse Iraku bashkëpunon, atëherë inspektorët mund të kenë aq kohë sa u nevojitet dhe dëshirojnë për të kryer punën e tyre. Nga ana tjetër, nëse Iraku nuk bashkëpunon, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos gjendemi sërish në situatën në të cilën ishim në vitet 90' kur inspektorët qëndruan atje për katër vite", ka thënë kryeministri britanik.
XS
SM
MD
LG