Ndërlidhjet

UASHINGTON/LONDËR


Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë vënë në gjendje të lartë alarmi për të qenë syçelë nga sulme të mundëshme terroriste nga rrjeti terrorist al Kaida.
Drejtori i CIA-s, George Tenet kishte thënë në Kongres se po rritet rreziku nga një sulm i al Kaidës brenda Shteteve të Bashkuara, kurse ministri i Brendëshm britanik, David Blunkett tha në Parlament se vendi i tij ballafaqohet me "kërcënim real dhe serioz" nga incident terrorist.
Në Uashington janë vendosur raketa kundër ajrore për të mbrojtur Pentagonin, kurse avionë luftarak janë vënë në lëvizje 24 orëshe.
Në Londër, trupa dhe automjete të blinduar janë dërguar në aeroportin ndërkombëtar Heathrow dhe lokacione tjera.
XS
SM
MD
LG