Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Shtetet e Bashkuara besojnë se deklatratat apo aksionet nga autoritetet e Beogradit apo në emër të partive apo institucioneve të Kosovës që tentojnë të forcojnë ecurinë e procesit për statusin e ardhëshëm apo të ri-interpretojnë dispozitat e Rezolutës 1244 janë të padobishme dhe potencialisht destabilizuese".
Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar mbrëmë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher në të cilën bëhet thirrje për të "punuar me bashkësinë ndërkombëtare për krijimin e themeleve për një Kosovë demokratike".
Në deklaratë thuhet se "Shtetet e Bashkuara gjithashtu ndajnë pikpamjet e shefit të UNMIK-ut, Michel Steiner se rruga më e mirë dhe e vetmja e pranueshme për t,u përgatitur për diskutime lidhur me statusin e ardhëshëm të Kosovës është ajo nëpërmjet arritjes së qëllimeve kyçe demokratike- proces ky i quajtur standardet para statusit".
XS
SM
MD
LG