Ndërlidhjet

BUJANOC/BEOGRAD


Partit politike shqiptare organizuan një tubim protestues në Bujanoc në të cilin sërish u kërkua lirimi i personave të arrestuar gjatë operacionit policor të ditëve të fundit në ate rajon.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkriemt, "Liri për të gjithë" dhe "Ne nuk jemi terroristë"."Kërkojmë që Beogradi të ndërpresë me persekutimet"e shqiptarëve ka thënë Jonuz Musliu. Demostratat kanë kaluar në atmosferë paqësore.
Ndërkaq, ministria e Brendëshme e Serbisë thotë në një komunikatë se ka përforcuar masat e sigurisë në mbarë vednin, në veçanti në jug, me qëllim të parandalimit, siç thuhet "të sulmeve terroriste".
Ministri i Brendëshëm, Dushan Mihajlloviq ka thënë se "kurrfar demostratash nuk do të shpiejnë në lirimin e terroristëve", siç është shprehur, "të kapur me armë".
XS
SM
MD
LG