Ndërlidhjet

GJITHNJË E MË VËSHTIRË PËR ADMINISTRATËN NDËRKOMBËTARE QË TI SHMANGET ÇËSHTJES SË STATUSIT FINAL


The Economist

Kaluan tri vite e gjysmë pasi forcat e Natos detyruan administratorët e Serbisë që të largoheshin nga Kosova e trazuar, që është kryesisht e banuar me shqiptarë...dhe ta kalojnë atë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Prej atëherë progresi ka qenë i ngadalshëm por i qëndrueshëm. Politikanët serbë në Beograd, duket se janë pajtuar me humbjen e Kosovës, shkruan Economisti londinez. Çështja e statusit final dukej se nuk ishte çështje e ngutshme...Por papritmas, para disa javësh, kryeministri i Srbisë, Zoran Gjingjiq delaroi se Kosova po lëvizë drejt pavarësisë dhe se kjo gjë duhet të ndalet. Ai kërkoi që të bisedohet për statusin final të Kosovës dhe që të lejohet që ushtarët dhe policët serbë të kthehen. E përjavshmja Economist mëtutje shkruan se 1.8 milionë shqiptarët që përbëjnë 95% të popullësisë, kthimin e çfarëdo forcave serbe të sigurisë do ta shihnin si kthim të autoritetit të Serbisë ..dhe do të mund ta kundërshtonin me dhunë.

Kjo çështje u ashpërsua edhe më tepër në fillim të këtij muaji kur ish federata e vjetër jugosllave u zëvendësua me një bashësi të re, e quajtur Serbi –Mali i Zi. Në kartën kushtetuese të këtij shteti është delaruar se Kosova është pjesë e Serisë, shkruan mëtutje Economist. Kuvendi i Kosovës është përgjigjur duke planifikuar ta shpallë delaratën e pavarësisë, ndërsa serbët e shqetësuar të Kosovës organizuan një bashkësi të komunave serbe dhe thonë se nëse Kosova bëhet e pavarur, pjesa serbe veriore e saj do të mund të ndahej dhe të bashkohej me Serbinë. Por nëse kjo dështon të ndodhë, atëherë serbët në Kosovë do të mund të imitonin serbët e Bosjës dhe të krijonin republikën serbe brenda Kosovës, shkruan mëtutje e përjavshjma londineze, Economist. Zyrtarë amerikanë dhe evropianë janë të hidhëruar me paralajmërimet aktuale të zotit Gjingjiq se nëse Kosova voton për pavarësi atëherë serbët në Bosnjë do të mund të vepronin në mënyrë të njejtë.

Sido që të zhvillohen ngjarjet, shkruan mëtutje e përjavshmja Economist, admnistrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është e brengosur nga kërcënimet e reja të dhunës...kësaj radhe nga një grup që quhet Armata Kombëtare Shqiptare...
Personat me përvojë në administratën ndërkombëtare në Kosovë mendojnë se ky nuk është momenti për tu marrë me çështjen e satusit final të Kosovës. Por, po bëhet gjithnjë e më vështirë për ata që ti shmangen kësaj çështjeje, përfudon artikullin gazeta londineze Economist në numrin e saj të sotëm.
XS
SM
MD
LG