Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Shefat e inspektorëve të kontrollit të armëve në Irak, Hans Blix dhe Mohamed El Baradei, në këto momente do të paraqesin para Këshillit të Sigurimit, raportin mbi bashkëpunimin e Irakut.
Burimet brenda OKB-së pohojnë se Blix pritet të thotë se Iraku sërish ka dështuar në bashkëpunimin e plotë me inspektorët, por do të vlerësojë zhvillimet e tilla si intervistat vetëm me inspektorët dhe lejimin e aeroplanëve vëzhgues.
Kjo paraqitje do të jetë e rëndësishme, pasi Këshilli i Sigurimit do të diskutojë projekt rezolutën britaniko-amerikane mbi autorizimin e forcës kundër Bagdatit.
XS
SM
MD
LG