Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd Uiljam Montgomeri ka deklaruar se është mjaft i shqetësuar, meqë sic ka thënë, në të dyja anët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, sheh fjalë dhe vepra që rrisin tensionet.
Montgomeri ka thënë se Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, janë të prekura nga dhuna, kurse qeveria amerikane kundërshton të gjitha veprimet ekstremiste.
Ambasadori Montgomeri gjithashtu ka theksuar se i ka dorëzuar personalisht qëndrimin e qeverisë amerikane mbi Kosovën, kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiq.
XS
SM
MD
LG