Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar mbrëmë se Iraku nuk u përmbahet kërkesave të Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen e tij dhe Shtetet e Bashkuara "brenda javësh" do të marrin vendimin nëse do të intervenojnë ushtarakisht në Irak. Powell ka thënë se bota nuk mundë t,i lejojë vetes komoditetin e pritjes.
"Nuk mundë të presim derisa ndonjë nga këto armë të tmerrshme për zhdukje në masë të dukej mbi ndonjë nga qytetet tona dhe të habiteshim se prej nga vjenë- nga al Kaida apo dikush tjetër, pasi të kishte shpërthyer. Kjo është koha që të shkohet pas burimit të këtyre lloj armëve", ka thënë Powell pasi kryeinspektorët kishin paraqitur raportin e tyre në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG