Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar mbrëmë se Shtetet e Bashkuara kanë marrë sigurime private prej gadi të gjitha vendeve në rajonin e Gjirit se ata do të mbështesnin aksionin e mundshëm ushtarak kundër Irakut.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të qeverisin Irakun dhe do të largoheshin sa më parë që të ishte e mundur, pas vendosjes së qeverisë stabile dhe demokratike, që nuk do të kishte armë për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG