Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komiteti i i NATO-s për Planifikimin e Mbrojtjes ka filluar një takim të veçantë për të gjetur zgjidhjen e përçarjeve lidhur me planifikimin e masave mbrojtëse për Turqinë në rast lufte kundër Irakut, më parë të bllokuar nga Belgjika, Gjermania dhe Franca.
Në mbledhje marrin pjesë 18 nga 19 anëtarët e NATO-s, sepse Franca nuk është anëtare e këtij komiteti.
Para fillimit të takimit, kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstad ka thënë se tre refuzuesit mund të heqin veton e tyre nëse NATO e bën të qartë se ndihma për Turqinë ka vetëm karakter mbrojtës dhe nuk përbën një përgatitje për luftë.
XS
SM
MD
LG