Ndërlidhjet

KAJRO


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe janë mbledhur në Kajro që të diskutojnë krizën irakiene dhe të përgatitin takimin e ardhshëm të liderëve arabë në të cilin ata do të përpiqen të dalin me një qëndrim të përbashkët ndaj Irakut.
Kryetari i Ligës, Mahmoud Hammoud, ministër i Jashtëm i Libanit, u ka bërë thirrje vendeve arabe që të jenë të bashkuar kundër një lufte në Irak.
Ai ka thënë se vendet arabe mund të mos jenë në gjendje të ndalin një luftë të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut, por duhet të mbeten të bashkuar kundër saj.
XS
SM
MD
LG