Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka arrestuar dhe deportuar më se 500 njerëz të dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist al Kaida që nga rrënia e regjimit taliban në Afganistan në fund të vitit 2001, tha ministri i jashtëm Kamal Kharrazi.
Drejtori i CIA-s, George Tenet tha javën e kaluar se anëtarë të al Kaidës që u arratisën nga Afganistani ishin vendosur në Iran dhe në Irak.
Por ministri Kharrazi tha se të gjithë ata që ishin identifikuar si anëtarë të rrjetit, janë deportuar menjëherë, duke shtuar se nuk është në dijeni për praninë e njërit prej djemve të Osama Bin Ladenit brenda Iranit.
XS
SM
MD
LG