Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Condoleezza Rice thotë se lideri irakien, Saddam Husssin "ka vetëm javë, e jo muaj" për t,u spastruar nga armët e tij për shkatërrim në masë.
Rice ka thënë se Uashingtoni akoma është për një rezolutë të dytë të Këshillit të Sigurimit, por për një rezolutë që nuk do të lejonte kurrëfar taktikash vonese.
"Nëse doni zgjidhje paqësore të kësaj krize, rruga për të dalë prej sajë nuk është zvoglimi i presionit ndaj Saddam Husseinit, të mos i jepet atij përshtypja se disi mund të vazhdojë të luaj symbyllas, por t,i bëhet me dije se Këshilli i Sigurimit do të jetë unik kësaj here dhe do të mbështesë me forcë rezolutat e veta, dhe se për te është më mirë të nënshtrohet dhe çaramtoset, ose bota do te çarmatosë" , ka deklruar zyrtarja e lartë amerikane, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG