Ndërlidhjet

PRISHTINË


Burime brenda administratës së Kombeve të Bashkuara në Prishtinë kanë njoftuar se autoritetet ndërkombëtare të rendit kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët sic thuhen kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se autoritetet e rendit janë gjithashtu në kërkim të një personi të tretë.
Lajmi për këto arrestime nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një përfaqësues i lartë i Misionit të OKB-së ka thënë se konfirmimi do të bëhet nga kryeprokurorja e Gjykatës, Carla Del Ponte.
XS
SM
MD
LG