Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel në një takim të jashtzakonshëm, ku po diskutohet kriza irakene.
Takimi është thirrur nga Greqia, kryesuesja e rradhës e BE-së, pas dallimeve të vëna re në mesin e vendeve evropiane.
Një numër vendesh anëtare të BE-së mbështesin sulmet ushtarake kundër Bagdatit, ndërsa disa vende të tjera, të kryesuara nga Franca dhe Gjermania, kërkojnë zgjidhje diplomatike të krizës.
Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, ka thënë se kërcinimi për përdorim force duhet të shoqërojë përpjekjet diplomatike.
XS
SM
MD
LG