Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forcat e KFOR-it kanë arrestuar tre persona në Kosovë, të cilët mendohet se janë akuzuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Kështu kanë njoftuar burimet e forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe ato të NATO-s në Bruksel.
Të tre personat janë dërguar në vende të sigurta, ndërsa nuk ka pasur të lënduar apo viktima gjatë arrestimeve.
Arrestimi i Haradin Balajt në fshatin Koroticë, bërë nga paqeruajtësit të shoqëruar nga dy persona që janë paraqitur si përfaqësues të Gjykatës së Hagës, është konfirmuar nga familjarët e Balajt.
XS
SM
MD
LG