Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Prishtinë ka filluar gjyqi kundër 4 shqiptarëve, të njohur si grupi i Llapit, në mesin e të cilëve është dhe Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi.
Mbi ta rëndon akuza e torturës së disa shqiptarëve, të cilësuar si bashkëpuntorë me regjimin serb, gjatë luftës në Kosovë, 1998 –'99.
Gjyqi po zhvillohet nga një trup gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe ka nisur nën masa të rrepta sigurie si dhe në mungesë të mediave.
Mbrojtësit e palës së akuzuar kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura.
XS
SM
MD
LG