Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, e cila gjendet për vizitë në Beograd, ka thënë se është e pakënaqur me bashkëpunimin e Serbisë, madje dhe të Malit të Zi, me gjykatën që ajo drejton. Del Ponte është takuar me ministrin e jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanovic dhe kryeministrin serb, Zoran Xhinxhiq.
Del Ponte ka ritheksuar se shumica e atyre që kryesojnë listën e të kërkuarve nga Gjykata, në mesin e të cilëve dhe Ratko Mlladic gjenden në Serbi.
Del Ponte do të vizitojë Podgoricën dhe më pas Shkupin, ku kjo gjykatë po heton disa raste të krimeve gjatë konfliktit të armatosur mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG