Ndërlidhjet

ARGUMENTE TË NJEJTA - SI TASH EDHE ATËHERË


Amir Taheri, Wall Street Journal

Për afro një vit lobistët e tubuar nën emërtimin "mos e prek Sadamin" kishin tërhequr vërejtjen se aksioni kundër tiranit të Irakut mund të shkaktoj një shpërthim në rrugët arabe. Ky shpërthim i premtuar ndodhi të shtunën....por ndodhi në rrugët e kryeqyteteve të perëndimit...prej Berlinit e deri në Uashington. Duke i shikuar protestuesit në Londër të shkon mendja se demonstrata edhe më të mëdha do të ishin organizuar nga afro 1.2 milionë njerëz, shumica prej tyre irakianë dhe iranianë, që kishin humbur jetën nga pasojat e drejtëpërdrejta të politikës represive të tiranit gjatë 25 viteve të shkuara. Këtij numri mund ti shtohen edhe afro 4 milionë që janë përzënë nga Iraku dhe afro 1.5 milionë persona të tjerë që kanë mbetur me të meta fizike nga pasojat e luftës tetëvjeçare ndërmet Irakut e Iranit.

Prandaj nëse rruga arabe dhe rruga myslimane, në përgjithësi, nuk kanë shpërthyer nga dalja e njerëzve... kjo ka ndodhë për shkak se shumica e arabëve dhe myslimanëve e dinë se çka i ka bërë Sadam Huseini popullit të tij dhe fqinjëve të tij.
Në këtë konflikt janë vetëm dy palë: një njërën anë qëndron Sadami dhe regjimi i tij e në anën tjetër, populli i Irakut. Kjo do të thotë se kur ju mbështetni njërën palë - ju keni marrë pozicion kundër palës tjetër. Mëtutje, rasti i situatës së tashme karshi Irakut krahasohet me atë në Bosnjë dhe në Kosovë në kohën kur bota po debatonte përdorimin e forcës për të çliruar popullin në këto vende.
Argumente të tilla të paqëndrueshme dëgjohen edhe tash sikur ishin dëgjuar atëherë. Gjatë viteve të 90-ta ishte dëgjuar thënia e Fransoa Miteranit "ti jepet diplomacisë edhe një rast". Gjatë asaj kohe 250 mijë myslimanë të Bosnjës ishin masakruar ndërsa një milionë ishin përzënë nga shtëpitë e tyre. Diplomacisë poashtu i ishte dhënë edhe një rast tjetër derisa me Sllobodan Millosheviqin bëheshin negociata ë Rambuje. Çmimi...afro 10 mijë kosovarë të vrarë. Atëherë na ishte thënë se aksioni ushtarak kundër Radovan Karaxhiqit dhe Millosheviqit do ta destabilizonte Ballkanin. Kjo nuk ndodhi. Na ishte tërhequr vërejtja se Rusia mund ta përdorte veto në rezolutat për përdorimin e forcës për të shpëtuar popullin në ish Jugosllavi. As kjo gjë nuk ndodhi. Atëherë poashtu na ishte thënë se do të lejohet misioni verifikues ndërkombëtar në Kosovë për ta bërë punën e vet. Ky mision me të vërtetë e bëri këtë ...duke vizituar varret masive ku ishin varrosur myslimanët.

Në vitin 1993, Alia Izetbegoviq atëherë president i Bosnjë-Hercegovinës mi shpjegoi ndjenjat e tij duke thënë "vetëm amerikanët mund të na mbrojnë nga zhdukja. Nëse ata nuk vijnë...së shpejti nuk do të ketë më myslimanë në ish Jugosllavi. Evropianët do të debatojnë derisa ne të gjithë të vdesim".
Situatë e ngjashme mbretëron edhe tash. Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të luajnë lojën e dashamirëve të paqes përderisa e dijnë se Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë vendosur të shkojnë në luftë kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG