Ndërlidhjet

ROMË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ndodhet në Romë për bisedime të veçanta me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi dhe Papën Gjon Pali i dytë lidhur me krizën irakiene.
Kofi Annan deklaroi mbrëmë në Bruksel se lufta në Irak nuk është e pashmangëshme, por njëkohësisht i tërhoqi vëmendjen Bagdadit.
"I bëjë thirrje udhëheqjes irakiene që të zgjedhë bashkëpunimin në vend të luftës. Nëse ata do të vazhdojnë të mos i përmbahen rezolutës 1441 të Këshillit të Sigurimit, vendet anëtare të Këshillit ndoshta do të duhet të bëjnë zgjedhje të vështirë", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG