Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Tre shqiptarë nga Kosova: Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murtezi, të akuzuar nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte që u arrestuar dje nga pjsestarët e KFOR-it, kanë arritur në qendën e arrestit të Gjykatës së Hagës.
Ndërkohë, burime të afërta me qeverinë e Kosovës i kanë thënë agjencis Rojter se i akuzuari i katërt, Fatmir Limaj i është dorëzuar policisë austriake dhe se ishte në rrugë e sipër për në Hagë.
Fatmir Limaj, në 14 shkurt me fluturim të rregullt ishte nisur nga Prishtina në një udhëtim zyrtar, kurse kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte kritikoi pjestarët e KFOR-it se "e kishin lënë", si,ç tha zotin Limaj "të largohet nga Kosova, ndonëse dy javë e gjysëm më parë ishin në disponim të flet-arrestit". Vetë Fatmir Limaj kishte deklaruar gjatë ditës se nuk ishte në dijeni për akt-akuzën dhe "po të ishte një nga të dyshuarit, ai do të dorëzohej vullnetarisht ".
XS
SM
MD
LG