Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Ibrahim Rugova ka deklaruar se "edhe Kosova, sikurse të gjitha vendet e rajonit, do të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës".
"Kjo është çështje e drejtësisë dhe nuk bëhet fjalë për barazim me krimet që kanë bërë forcat serbe", ka thënë Rugova, duke iu referuar arrestimit të tre shqiptarëve dhe ekstradimit të tyre në Gjykatën e Hagës.
Shefi i UNMIK-ut Michael Steiner ka thënë se Misioni të cilin e udhëheq ai është i obliguar të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës.
Steiner ka thënë se qëndrimi i Fatmir Limaj, kur tha se do të dorëzohej vullnetarisht po të ishte një nga të akuzuarit, si edhe sjelljet e qeverisë së Kosovës "duhet të shërbejnë si shembëll për kriminelët në Serbi dhe në Bosnjë- Hercegovinë".
XS
SM
MD
LG