Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se nuk do të zbrapset lidhur me Irakun për shkak të protestave të fundit globale ku morën pjesë miliona njerës të cilët janë kundër ndonjë sulmi ndaj Irakut.
Bush ka thënë se ai "me respekt nuk pajtohet" me ata të cilët dyshojnë se lideri irakien, Saddam Hussein është kërcënim për paqën.
"Marrë në konsideratë përmasat e protestave do të ishte sikur për politikën të vendosej në bazë të grupeve të fokusit. Roli i liderit është të vendosë për poltikën në bazë të situatës së sigurisë- në këte rast, sigurin e popullit", ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush ka thënë se të shkuarit në luftë për të detyruar Irakun të çarmatoset është shtegdalja e fundit, por të rrihet duarkryq do të ishte edhe më keq.
Bush ka thënë se Saddam është kërcënim për Amerikën dhe, siç ka theksuar, "ne" do të merremi me te.
Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara mund të propozojnë kësaj jave një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara që do të kërkonte prej Irakut të çarmatoset.
XS
SM
MD
LG