Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Toni Blair ka deklaruar se beson që shumica e atyre anglezëve, të cilët e kundërshtojnë luftën kundër Irakut, do të ndryshojnë qëndrimin e tyre nëse fillon sulmi, por ka theksuar se nuk po nxitohet të fillohet lufta.
"Nuk ka nxitim drejt luftës. Ne kemi pritur 12 vite dhe pastaj shkuam nëpëmjet Kombeve të Bashkuara. Tani kemi tre muaj që i kemi dhënë liderit irakien Saddam Hussein atë që e quajmë shans final", ka thënë kryeministri britanik.
XS
SM
MD
LG