Ndërlidhjet

C. SHARTJE:"LIMAJ ËSHTË ARRESTUAR...."


Christian CHARTIER, zëdhënës kryesor i Tribunalit të Hagës


EVROPA E LIRË
Zoti Chartier, ku është zoti Limaj momentalisht?

CHRISTIAN CHARTIER
Nuk mund te them se ku eshte zoti Limaj. Po mund t'ju them se i akuzuari është arrestuar dje, në një shtet nga ish Jugosllavia, ku Edhe po mbahet në arrest.

EVROPA E LIRË
Zoti Limaj ka deklaruar se është i gatshëm të dorëzohet vullnetarisht në Hagë, nëse është i akuzuar. A është vetdorëzuar zoti Limaj apo është arrestuar nga autoritetet e vendit që ju nuk dëshironi ta përmendni?

CHRISTIAN CHARTIER
Me sa di unë ai është arrestuar nga autoritetet e vendit të mësipërm.

EVROPA E LIRË
Përderisa ai është shprehur i gatshëm të dorëzohej në Hagë, përse nuk i është krijuar kjo mundësi ?

CHRISTIAN CHARTIER
Sepse kur Gjykata ngre akt-padinë kundrejt dikujt, hapi i parë është të arrestojë të akuzuarin.

EVROPA E LIRË
Bazuar në dokumentat e Gjykatës së Hagës, pala e akuzuar duhet të informohet më parë për aktakuzën? Pse nuk është ndjekur ky rregull në rastin Limaj?

CHRISTIAN CHARTIER
Nuk është pjesë e procedurave të Gjykatës që i akuzuari të infromohet më parë për ngritjen e akuzës, në kohën që ajo ngrihet. Askush nuk është informuar më parë për aktpadinë dhe nuk ka raste të ngjashme.

EVROPA E LIRË
Ndërsa të akuzuarit nga Kosova janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me Gjykatën e Hagës, nga ana e kryeprokurores Karla del Ponte ka pasur kritika të ashpra kundrejt NATO-s. A mund të na sqaroni arsyet?

CHRISTIAN CHARTIER
Pyetja juaj është ngritur mbi një keqkonceptim të situatës. Po e bëj të qartë për ju çfarë ka ndodhur në rastin e zotit Limaj. Akt-akuza kundrejt zotit Limaj dhe të akuzuarve të tjerë është ngritur mbi dy javë më parë. Akuzat në formën e duhur zyrtare i janë dërguar një numri autoritetesh. Me kërkesën tonë, pra të Gjykatës, kërkohet arrestimi, dhe kur autoritetet përkatëse marrin një dokument të tillë duhet të veprojnë për zbatimin e saj.
Mbi këtë bazë forcat e KFOR-it vepruan për tre nga të akuzuarit, por pikërisht në këtë kohë zoti Limaj u lejua që të largohet nga Kosova, ndërkohë që ishtë dërguar akuza dhe ai duhej të arrestohej.
Intervistoi: Iliriana BAJO
XS
SM
MD
LG