Ndërlidhjet

HAGË


Fatmir Limaj, deputet në Parlamentin e Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Sllovenisë, në Kranjska Gora, zonë që gjendet pranë kufirit me Austrinë dhe Italinë, ka konfirmuar një zyrtar slloven.
Ky i fundit duke folur në kushtet e anonimitetit ka pohuar se arrestimi ka ndodhur gjatë orëve të vona të së martës, 18 shkurt.
Fatmir Limaj, së bashku me tre shqiptarë të tjerë, akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte.
Florence Hartman, zëdhënësja e kryeprokurores së kësaj Gjykate së, Carla Del Ponte, ka sqaruar lidhur me ndalimin e Limajt se ai është arrestuar nga autoritetet, pasi "asnjë institucion i vecantë" nuk ishte në kontakt me Gjykatën për të bërë të ditur planet e tij për t'u dorëzuar.
XS
SM
MD
LG