Ndërlidhjet

HINKO JENULL: DORËZIMI MUND TI BËHET VETËM GJYQIT TË HAGËS.


"Presim që këtë ta bëjmë pasi të marrim kërkesë zyrtare nga Haga me të gjitha dokumentet e duhura…Afati për paraqitje të kësaj kërkese është 30 ditë" – thotë pos tjerash, Hinko Jenull, sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë së Sllovenisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Në bazë të çfarë dokumenti është ndaluar anëtari i Kvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Lidhur me këtë çështje ka deklarata tejet të ndryshme.

HINKO JENULL
Në pyetjen tuaj mund të përgjigjem se personi të cilin po e përmendni është i ndaluar në bazë të urdhërit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë. Sllovenia këtë urdhër e ka marrë në mënyrë zyrtare dhe është e obliguar ta realizoj sipas ligjit për bashkëpunimin e Sllovenisë me Gjyqin ndërkombëtar penal të Hagës.

RADIO EVROPA E LIRË
Dje para arrestimit zoti Limaj ka deklaruar se është i gatshëm që vullnetarsht ti doëzohet Tribunalit të Hagës. A do të thotë diçka kjo gatishmëri për autoritetet në Slloveni?

HINKO JENULL
Në procesin të cilin e përcakton ligji ynë është e rëndësishme që Sllovenia këtë urdhër për ndalje dhe për burgosje ta ekzekutoj pavarësisht nga çfarëdo kushte të tjera që vlejnë në rastet e tjera të arrestimit dhe të ndalimit. Sllovenia është përgjegjëse lidhur me këtë urdhër dhe mund ta ekzekutoj vetëm në aspektin e autenticitetit dhe të identitetit të personit për të cilin kërkohet ndalim dhe arrestim.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të na thoni se cila është procedura e mëtejme?

HINKO JENULL
Veprimi i ardhshëm për personin i cili tash është në paraburgim është që Sllovenia duhet të marrë një kërkesë zyrtare për dorëzimin e këtij personi në gjyqin ndërkombëtar në Hagë. Për këtë kërkesë vendosë senati i gjyqit suprem të Sllovensë.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur do të ndodhë kjo?

HINKO JENULL
Presim që këtë ta bëjmë pasi të marrim kërkesë zyrtare nga Haga me të gjitha dokumentet e duhura.Vazhdimi i paraburgimit përkatësisht afati për paraqitje të kësaj kërkese është 30 ditë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju pyes këtë për arsye se zoti Shtajner ka thënë se është i gatshëm ta dërgoj aeroplanin për ta kthyer atë në Kosovë?

HINKO JENULL
Më duhet të them se kjo nuk është e mundshme për shkak se ligji jonë është i qartë. Kur në bazë të kërkesës së Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës gjyqtari hetues e merrë vendimin për paraburgim atëherë nuk është e mundshme të merret kurrfarë vendimi tjetër për t'ia dorëzuar dikujt tjetër. Dorëzimi mund ti bëhet vetëm gjyqit të Hagës.
Intervistoi Fatmir Bujupi.



XS
SM
MD
LG