Ndërlidhjet

PRESHEVË


Rreth 7000 shqiptarë kanë protestuar në Preshevë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar nga policia e Serbisë në fillim të muajit.
Protestuesit, me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe flamurin e Shteteve të Bashkuara, kanë demonstruar me parrulla "fund dhunës dhe liri për çlirimtarët".
"Kërkojmë t'u jepet fund aksioneve brutale policore dhe liri për djemtë tanë", ka thënë Orhan Rexhepi, një lider vendor shqiptar.
Protestuesit fillimisht u grumbulluan para kuvendit komunal të Preshevës, pastaj kanë marshuar drejt bulevardit kryesor.
XS
SM
MD
LG