Ndërlidhjet

PRESHEVË


Rreth 7000 shqiptarë protestuan paqësishtë në Preshevë me flamurin kombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara e me transparente "Ndal dhunës" dhe kanë kërkuar shumë më tepër autonomi për rajonin dhe lirimin e disa të arrestuarve.
Protestuesit janë ankuar se Marrëveshja paqësore e vitit 2001 "realizohet shumë ngadalë" dhe kanë kërkuar "bisedime të reja lidhur me statusin e ardhëshëm të Luginës së Preshevës të cilat duhej të mbaheshin nën patronatin e bashkësisë ndërkombëtare".
Një nga liderët vendor shqiptar, Orhan Rexhepi ka thënë se "autoritetet e reja serbe nuk dallojnë nga Millosheviq".
XS
SM
MD
LG