Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në qytetet e Kosovës, Malishevë dhe Deçan mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e Fatmir Limaj, politikan i dalluar kosovar e një nga komandantët e UÇK-së së dikurshme, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.
Agjencia Rojters njofton se në protestat që janë mbajtur në vend-lindjen e tij në Malishevë kanë marrë pjesë më se 7000 qytetarë duke mbajtur pankarta me mbishkrimet, "Liri për çlirimtarët" dhe brohoritur UÇK, UÇK.
Protestuesit e kanë bërë të qartë se të akuzuarin e Gjykatës së Hagës ata e konsiderojnë si hero të luftës.
XS
SM
MD
LG