Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel njoftoi në konferencë për shtyp se i është dorëzuar aktakuza e Tribunalit të Hagës për krime lufte kundër tij e tha se në 24 shkurt, me linjë të rregullt fluturimi, do të shkojë në Hagë.
Sheshel tha se " Serbia e Madhe dhe kufiri Karlobag-Ogulin-Karlovac-Viroviticë është projekti i tij politik dhe do t,e ruaj me xhelozi nga identifikimi me Sllobodan Millosheviqin dhe të tjerët" duke shtuar se para Gjykatës do të mbrohet vetë.
Sheshel ka thënë gjithashtu se nuk do të kërkojë "kurrëfarë garancionesh" nga autoritetet e Beogradit, duke shtuar se "do të kërkonte garancine ndoshta nga qeveria irakiene".
XS
SM
MD
LG