Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë se një Irak i lirë do të krijonte një Lindje të Mesme edhe më stabile.
"Iraku i lirë mundë të jetë burim shprese për të gjithë Lindjen e Mesme. Në vend të kërcënimit të fqinjëve të tij, strehimit të terroristëve, Iraku mund të jetë një shembëll progresi dhe prospertieti në rajonin që i nevojiten që të dyjat", ka thënë presidenti i Shtetve të Bashkuara.
George Bush ka thënë se akoma nuk ka marrë vendim nëse të ndërmarrë aksion ushtarak kundër Irakut, por ka theskuar se nëse vjen lufta- koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara do të triumfojë.
Ndërkaq, sekeretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se Uashingtoni nuk do të preferonte të përdorë forcën në Irak, por ka theksuar se forca duhet të mbesë një opsion.
XS
SM
MD
LG