Ndërlidhjet

ROMË


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka diskutuar në Romë me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni, krizën në Irak.
Blair tha se lufta në Irak është moralisht e justifikueshme.
"Nëse i lihen Sadam Hyseinit armët e tij kimike, biologjike e bërthamore, atëherë lidhja mes tyre dhe terrorizmit botëror është shumë e dukshme. Dhe sa i përket popullit të Irakut, nëse i lini atje këto armë, mund të merrni me mend se cfarë mizerje, vdekje dhe represioni, ai është në gjendje të ushtrojë mbi ta", tha Blair.
Ndërsa homologu i tij italian, Silvio Berluskoni, duke folur për terrorizmin nënvizoi se "shërbimet tona sekrete kanë njoftuar se ka shumë gjasa që Al-Kaida po përgatit një sulm tjetër, shumë më të tmerrshëm se ato të 11 shtatorit".
XS
SM
MD
LG