Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq ka deklaruatr se Beogradi do të përkrahë formimin e mini-shtetit serb në Kosovë, nëse Perëndimi do të pengonte kthimin e forcave serbe atje, të cilat si,ç thotë do të siguronin kthimin e serbëve të hikur.
Në një intervistë për gazetën londineze, "The Times" Xhinxiq ka thënë se "institucionet ndërkombëtare po krijojnë Kosovë plotësisht të pavarur", se ajo që po ndodhë është bartja e ingerencave shtetërore institucioneve të Kosovës dhe se "kjo nuk është bërë dosido, por është e planifikuar".
Xhinxhiq ka thënë se "ai propozon që serbëve të Kosovës t,u jepen të drejta kushtetuese dhe mjete institucionale për mbrojtjen e interesave të tyre, kurse hapi i parë do të ishte njohja e tyre, sikur kroatët në Federatën e Bosnjë Hercegovinës".
"Një mijë apo disa qindra" ushtarë serbë duhet të vendosen në Kosovë që të mundësonin kthimin e refugjatëve serbë , ka thënë Xhinxhiq.
Gazeta e Londrës përkujton se qëndrimet gjithnjë e më "patriotike" të kryeministri serb kanë shkaktuar alarm të vërtetë në mesin e diplomatëve Perëndimor.
XS
SM
MD
LG