Ndërlidhjet

ZAGREB


Kroacia ka ngritur akt-akuza kundër 10 oficerëve të lartë të ish armatës jugosllave dhe liderëve të serbëve të rrebeluar që i ngarkojnë ata për krime lufte në Vukovar në vitin 1991.
Prokurori Boxhidar Piliq ka thënë se të 10 personat, në mesin e të cilëve edhe Velko Kadijeviq dhe Blagoje Haxhiq, janë akuzuar për krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës.
Të 10 personat janë zyrtarë serbë të nivelit më të lartë të akuzuar nga Kroacia deri tash, kurse katër prej tyre janë akuzuar gjithashtu edhe nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG