Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se Iraku është "qartas" fajtor spese ka dështuar të spastrohet nga armët e tij të shkatërrimit në masë dhe ka thënë se është arritur ajo pikë kur duhet të vijojnë "pasojat serioze" në pajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
"Është koha të ndërmerret aksion. Provat kanë qenë të qarta. Ata janë fajtorë. Edhe rezoluta 1441 thotë se ata janë fajtorë, mbasi aty është përcaktuar se po të mos nënshtrohen dhe bashkëpunojnë tani, atëherë do të përballen me pasoja serioze. Po e arrijmë atë pikë kur pasojat serioze duhet të zbatohen", ka thënë sekretari amerikan i shtetit gjatë vizitës në Tokio.
Ai ka theksuar se pret që Këshilli i Sigurimit, pas raportit të inspektorëve në 7 mars, të vendosë nëse do të mbështesë aksionin ushtarak për çarmatosjen e Irakut.
XS
SM
MD
LG