Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia serbe beson se incidenti i ditës së premte kur një kamion gati ishte përplasur me veturën e kryeministrit Zoran Xhinxhiq ka qenë tentativë atentati kundër tij.
Zyrtarët e policisë citohen të thonë se afera po hetohet, kurse shoferi i kamionit është arrestuar.
Shoferi i identifikuar si Dejan Milenkoviq i ka prerë rrugën me kamion kolonës së automjeteve me të cilën Xhinxhiq po shkonte në aeroportin e Beogradit, pasi "kishte marrë një telefonatë që i tregonte se po afrohej vetura e kryeministrit", ka thënë një zyrtar i policisë.
XS
SM
MD
LG