Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një polic nga radhët e njësiteve speciale të Serbisë është vrarë kurse dy të tjerë janë plagosur kur automjeti i tyre ka shkelur në një minë afër fshatit Muhoc në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë.
Në komunikatën e ministrisë së Brendëshme thuhet se "po ndërmerren masa intenzive për ndriçimin e kësaj ngjarje dhe gjetjen e fajtorëve".
Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq ka thënë se dhuna në ate rajon është vepër e "bandave kriminale" dhe se shteti do të përdorë të gjitha mjetet për t,u konfrontuar me ta.
XS
SM
MD
LG