Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtari kryesor irakian për ndërlidhje me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin, gjenerali Hossam Mohammad Amin thotë se Iraku është spastruar nga armët e tij për zhdukje në masë.
"Të gjitha këto aktivitete dhe operacionet e inspektimit konfirmojnë se Iraku është i spastruar nga armët për zhdukje në masë, dëshmojnë kredibilitetin e deklaratës së tij dhe përgënjeshtrojnë pretendimet Amerikane se Iraku akoma posedon armë për zhdukje në masë", ka thënë Amin.
Zyrtari tjetër irakien, Saad Qasim Hammoudi ka thënë se Iraku do tu nënshtrohet kërkesave të Kombeve të Bashkuara për asgjësimin e raketave Samud 2, nëse inspektorët vërtetojnë se ato janë në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG