Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINA


"Kosova nuk guxon të instrumentalizohet për çështje të brendshme të Serbisë", ka thënë sot në Prishtinë, shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner. Steiner i është përgjigjur kryeministrit të Serbisë Gjinxhiç dhe zëvendësit të tij Çoviç, pas deklaratave për minishtete serbe në Kosovë dhe për bartjen e luftës nga Kosova në Luginën e Preshevës.
"Kohët e fundit kemi dëgjuar kërkesa të ndryshme dhe deklarime publike të zyrtarëve serbë, për minishtete, për ndarje të Kosovës apo për kthim të ushtrisë jugosllave në Kosovë, mirëpo qëndrimi i Uashingtonit, i Brukselit madje dhe i Moskës është i qartë për rrugën që duhet ndjekur sipas rezolutës 1244", tha Michael Steiner.
XS
SM
MD
LG