Ndërlidhjet

BRUKSEL


Maqedonia do paraqesë kërkesën për anëtarësi në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit, ka njoftuar ministrja e jashtme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva. Gjatë fundjavës, Kroacia, një tjetër vend i dalë nga ish-Jugosllavia ka dorëzuar kërkesën për anëtarësi.
Ministri i jashtëm grek, Georges Papandreu, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës të BE-së, me këtë rast ka thënë:
"Do të doja të mirëprisja kërkesën e Kroacisë dhe mendoj se kjo simbolizon dëshirën e gjithë popujve të rajonit dhe jo vetëm të Kroacisë".
XS
SM
MD
LG