Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se qeveria amerikane do të paraqesë në orët e vona të ditës një rezolutë të re mbi Irakun në Këshillin e Sigurimit.
Rezoluta e re amerikano-britanike do nënvizojë faktin se Iraku ka shkelur marrveshjen për carmatim.
Lidhur me rezolutën në fjalë presidenti amerikan ka deklaruar:
"Është momenti që Kombet e Bashkuara të vendosin, dhe ne shpresojme së do të jenë të suksesshme, për të dëshmuar se do të mbeten një organizëm i rëndësishëm në përballjen me kërcënimet e shekullit të 21-të.
Por pavarësisht, në një mënyrë apo në një tjetër, Sadam Hyseini do të carmatoset për mbrojtjen e paqes dhe për sigurinë e popullit amerikan."
XS
SM
MD
LG