Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shefi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, Hans Blix, ka thënë se nuk do të ketë bisedime shtesë me Irakun lidhur me prishjen e raketave të tipit Al Samud 2, të cilat ishin për distanca më të largëta se ato që lejon OKB-ja.
"Ne presim që ata të pranojnë cfarë u kemi thënë mbi shkatërrimin e raketave. Ata kanë bërë të njëjtën gjë në të shkuarën dhe ne kemi kërkuar ashtu si dhe inspektorët parardhës", ka thënë Blix.
Njëherësh ekspertë të armëve biologjike dhe kimike mbërrijnë në Irak në fundjavë për të vërtetuar pretendimet e Bagdatit se ka shkatërruar disa tonë armë të këtij lloji.
XS
SM
MD
LG