Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka marrë mbrëmë projekt-rezolutën e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Spanjës, në të cilën thuhet se Iraku ka dështuar të shfrytëzojë "shansin e fundit" për t'u çarmatosur që i jepte rezoluta 1441 dhe tani duhet të ballafaqohet me pasoja serioze.
Në projekt-rezolutë thuhet se Këshilli duhet të veprojë në bazë të nenit 7 të Kartës të Kombeve të Bashkuara duke përcaktuar se Iraku ka "humbur shansin final".
Neni 7 autorizon përdorimin e forcës për zbatimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të diskutojë për projekt-rezolutën gjatë dy javëve të ardhëshme dhe të votojë nga mesi i marsit.
XS
SM
MD
LG