Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair tha në Parlament se Iraku duhet t'u nënshtrohet "qind për qind" kërkesave të Kombeve të Bashkuara për t'u çarmatosur, se plani francezo-gjerman për vazhdimin e inspektimeve për armët e dyshuara të shkatërrimit në masë në Irak-nuk bën punë, kurse inspektorët e Kombeve të Bashkuara nuk janë "agjenci detektivësh".
"Iraku është sa Franca apo Spanja, kurse ideja se inspektorët do të merrnin me mend të zbulojnë armët dhe dokumentacionin përkatës pa ndihmën e autoriteteve irakiane, është absurde", ka thënë Tony Blair.
XS
SM
MD
LG