Ndërlidhjet

ANKARA


Negociatorët amerikanë dhe turq akoma nuk janë marrë vesh përfundimisht për kushtet që do të hapnin rrugën për vendosjen e menjëhershme të dhjetra mijëra trupave të Shteteve të Bashkuara në Turqi për një luftë të mundëshme ndaj Irakut.
Zyrtarët e dy vendeve thanë se çështjet e mbetura kanë të bëjnë me aspekte politike, ekonomike dhe ushtarake të vendosjes së trupave.
Shtetet e Bashkuara konsiderojnë ndërmarrjen e një ofenzive kundër Irakut edhe nga veriu, prej truallit të Turqisë.
XS
SM
MD
LG