Ndërlidhjet

logo-print

SEUL


Presidenti i ri i Koresë Jugore, Roh Moo-hyun në fjalimin inagurues e ka dënuar programin për armë bërthamore të Koresë Veriore si "kërcënim të rëndë ndaj paqes në botë".
"Dyshimet se Korea zhvillon armë bërthamore paraqesin kërcënim të rëndë ndaj paqes në botë, të mos e përmendim Gadishullin Korean dhe Azinë Veriore, prandaj Pheniani duhet të heqë dorë prej tyre", ka thënë presidenti Roh.
Ai ka theksuar se Korea Veriore duhet të zgjedhë midis zhvillimit të armëve bërthamore dhe marrjes së garancive për siguri dhe mbështetjes ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG