Ndërlidhjet

MITROVICË


Pas hapit të sotëm që morën serbët e Kosovës, Shefi i UNMIK-ut, Michael Steinre ka deklaruar në Mitrovicë se gjithçka që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe Korrnizën kushtetuese të Kosovës nuk do të ketë vlerë ligjore.
"Institucionet që do të formoheshin në parimin e një-etnicitetit nuk do të kenë vlerë ligjore, kurse ata që synojnë nga një-etniciteti e çojnë veten në vetizolim", ka thënë Steiner.
"Askush, as Beogradi as Prishtina nuk do të munden të prejudikojnë çëshjtjen e hapur të statusit final të Kosovës", ka thënë shefi i UNMIK-ut , duke shtuar se "për ate do të bisedohet në kohën e duhur".
XS
SM
MD
LG